Фрагмент инструкции: руководство пользователя AEG MFE-1500Подробные указания по применению содержатся в руководстве пользователя. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike. Paralajmërim Çdo komponent elektrik (kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të zëvendësohet nga një agjent i certifikuar shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit. Kablloja e ushqimit nuk duhet të zgjatet. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes. Një prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme. Mos e tërhiqni prizën nga kablloja. Nëse priza e ushqimit është e liruar, mos futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri. Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa kapakun e llambushkës 1) për ndriçimin e brendshëm. Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë. Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi. Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të diellit. Llambushkat 2) në këtë pajisje përdoren llamba të posaçme të përzgjedhura vetëm për përdorim në pajisje elektro-shtëpiake. Ato nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur për ndriçim dhome. • Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që ndodhet në murin e pasmë. 3) • Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë. • Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit. • Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri... |
Copyright © 2005 - 2012 - Diplodocs -
Все права защищены. Торговые марки принадлежат их соответствующим владельцам. |